Skip to Content
Vilë private
Projekt rezidencial — 2025

Vilë private.

Vilë moderne — elegancë e ngrohtë dhe funksionalitet, ku çdo element i interierit është menduar për të krijuar një atmosferë të balancuar dhe komode.

Të gjitha projektet
KategoriaRezidenciale
ShërbimiInterior Design
Sipërfaqja150 m²
VendndodhjaTiranë
Viti2025

Koncepti

Paleta neutrale e ngjyrave, e kombinuar me tonalitete të ngrohta të drurit, tekstura të buta dhe detaje në të zezë e gold, i jep ambientit një karakter të rafinuar pa e bërë atë të ftohtë. Në qendër të sallonit qëndron kompozimi televiziv me efekt mermeri, i shoqëruar nga ndriçimi i fshehtë dhe panelet dekorative vertikale, të cilat krijojnë një pikë fokale të pastër dhe bashkëkohore.

Ndriçimi

Ndriçimi është trajtuar si pjesë e rëndësishme e arkitekturës së brendshme. Nga ndriçimi linear i integruar në tavan dhe ndriçimi i fshehtë pas paneleve, deri te ndriçuesit dekorativë, çdo burim drite është pozicionuar për të theksuar materialet, teksturat dhe zonat kryesore të ambjentit.

Vilë private
Vilë private
Vilë private
Vilë private
Vilë private
Vilë private
Vilë private
Vilë private
Vilë private
Vilë private
Vilë private
Vilë private

Rezultati është një vilë bashkëkohore, ku estetika, komoditeti dhe funksionaliteti bashkëjetojnë në mënyrë harmonike. Një hapësirë e menduar jo vetëm për t’u parë bukur, por mbi të gjitha për t’u jetuar.

Gedor.arch
Fillo
projektin
Projekti yt mund të jetë i radhës

Ta krijojmë
bashkë.

Na trego për hapësirën tënde dhe nisim nga një bisedë. Idetë e para mjaftojnë.

Fillo projektin → Përgjigjemi brenda 24 orëve