Skip to Content
Shërbimet — Gedor.arch

Paketat tona.

Zgjidh paketën që i përshtatet hapësirës dhe nevojave të tua. Nga koncepti i parë deri te vizualizimi dhe detajimi teknik, të ndihmojmë ta kthesh idenë në një hapësirë të menduar deri në fund.

01

Gedor Vision

Ke nevojë për ide, drejtim dhe këshilla për hapësirën tënde?

Të ndihmojmë të gjesh stilin, zgjidhjet dhe drejtimin e duhur për ambjentin tënd, pa nisur ende një projekt të plotë.

  • Analizë e hapësirës dhe nevojave
  • Sugjerime për organizimin e ambjentit
  • Këshilla për stilin dhe ngjyrat
  • Sugjerime për mobilimin
  • Konsultë online ose fizike
Më e zgjedhura 02

3D Gedor Concept

Ke një ide, por do ta shohësh të marrë formë?

E kthejmë vizionin tënd në një koncept të qartë dhe të personalizuar, që ta shohësh hapësirën para se të nisë puna.

  • Matje në banesë
  • Organizimi funksional i ambjenteve
  • Modelim 3D i hapësirës
  • Vizualizime 3D profesionale
Paketa e plotë 03

Gedor Interior Design

Ke një hapësirë që kërkon më shumë se një ide?

Projektim i plotë dhe i personalizuar, nga koncepti i parë deri te detajet e fundit dhe përzgjedhja e materialeve.

  • Gjithçka nga Gedor Vision
  • Gjithçka nga 3D Gedor Concept
  • Detajim teknik i projektit
  • Përzgjedhje materialesh
  • Ndjekje deri në zbatim
Pyetje të shpeshta

Çfarë duhet të dish.

Sa zgjat një projekt?

Varet nga paketa dhe nga madhësia e hapësirës. Një konsultë Gedor Vision mbyllet brenda pak ditësh, ndërsa një koncept 3D zakonisht kërkon dy deri në katër javë nga matja. Për projektim të plotë, afatin e përcaktojmë bashkë në fillim, që ta dish që në ditën e parë.

Si llogaritet çmimi?

Çmimi varet nga sipërfaqja, numri i ambjenteve dhe niveli i detajimit që kërkon. Pasi na tregon për hapësirën, të kthejmë një ofertë konkrete pa detyrim.

A punoni edhe jashtë qytetit?

Po. Matjet dhe takimet e para i bëjmë në vend kur është e mundur, dhe pjesën tjetër e vazhdojmë online. Kështu kemi punuar edhe me klientë jashtë qytetit.

Çfarë përfshin vizualizimi 3D?

Merr pamje realiste të hapësirës nga këndvështrime të ndryshme, me materialet, ngjyrat dhe ndriçimin e propozuar. Kështu e sheh rezultatin para se të shpenzosh asnjë lek në zbatim.

A më ndihmoni me materialet dhe mobiljet?

Po, te paketa e plotë. Të japim listën e materialeve dhe sugjerime konkrete se ku t'i gjesh, që projekti në letër të dalë i njëjtë edhe në realitet.

Si e nisim?

Me një bisedë. Na trego çfarë hapësire ke dhe çfarë dëshiron, dhe nëse ke planimetri ose foto, na i dërgo. Idetë e para mjaftojnë për të nisur.

Fillo
projektin
Nuk e ke ende të qartë?

S’ka problem.
Nisim nga një bisedë.

Na trego për hapësirën tënde dhe të sugjerojmë vetë paketën që të shkon. Pa detyrim.

Na kontakto → Përgjigjemi brenda 24 orëve